Kryeministri i Shqipërisë, Edi Ram ka komentuar takimet që zhvilloi gjatë këtyre dy ditëve me liderët institucional dhe partiak në Republikën e Kosovës. Ai tregoi se në Kosovë nuk erdhi për t’i bashkuar të gjithë partitë politike, apo të gjithë udhëheqësit.
Sipas tij, Shqipëria e ka detyrim të mbështes Kosovën pa kushte. Shqipëria as nuk e ka dhe nuk do ta marrë përsipër detyrën e pjesëtarit, tutorit, mentorit, që nga lart i tregon udhëheqësis së Kosovës, shkruan Indeksonline
“Unë nuk erdha këtu për të realizuar bashkimin mes forcave politike si personi që kam detyrën dhe kapacitetin për ta bërë këtë. Erdha këtu për të dëgjuar nga të gjithë opinionet e tyre.
Jam shumë mirënjohës gjithëve për mikpritjen dhe ndarjen e drejtimeve të opinioneve. Mund t’ju them se pas 24 orëve di më shumë se që disha para 24 orëve.
U takon udhëheqësve të këtushëm t’i marrin vendimet e tyre dhe t’i zhvillojnë proceset e nevojshme. Unë nuk e fsheh se kam opinionet e mia, por opinionet e mia janë e një vëllai që jeton në shtëpi tjetër. Jemi vëllezër, por kemi dy shtëpi. Ky është një problem, por është edhe një privilegj i krijuar fal luftës çlirimtare”, ka deklaruar ai gjatë konferencës në Aereportin e Prishtinës./
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…