Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se kishte zhvilluar një bisedë të gjatë telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Në bisedë, Rama tha se kanë folur për ecurinë e mëtejshme të përpjekjeve të përbashkëta për çeljen e negociatave për anëtarësim.
Këtë të enjte në emisionin Opinion, shefi i qeverisë tregoi disa detaje.
Edi Rama: Më mori kancelarja sot në telefon, nuk e morra unë. Kam telefonata me të gjithë…
Blendi Fevziu: Nuk kishte punë tjetër ajo sot, të rrijë 45 minuta në telefon?
Edi Rama: Nëse ti do të më fyesh, të thuash që ajo nuk kish punë tjetër, i bie që unë s’kam punë tjetër e të flas më ty… Dhe për çfarë flet, flet për si ndodhi, pse ndodhi dhe çfarë duhet të bëjmë bashkërisht që kjo që ndodhi të riparohet duke bërë gjënë e duhur. Sipas kancelares duhen hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kancelarja e Gjermanisë merr ne telefon sepse është një person që është shumë i përfshirë në këtë proces. Si e shpjegon këtë që Gjermani e angazhuar, e rakorduar me ne për të ndërtuar nj