POLITIKE

Paralajmërimi i Ramës: Gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut nuk duhet të preket, është gur themeli dhe jo çështje e partive

Gjuha shqipe nuk është çështje e gjykatës Kushtetuese apo e partive politike në Maqedoninë e Veriut, por është gur themeli i Maqedonisë së Veriut dhe që nuk duhet të preket.

Është ky paralajmërimi i kryeministrit Edi Rama lidhur me debatin për gjuhën shqipe, i cili ka përfunduar ën gjykatën Kushtetuese të RMV-së. Në fjalën e tij në mbrëmjen e organizuar nga të rinjtë e Fondacionit “Arbën Xhaferi”, kreu i qeverisë shqiptare tha se gjuha shqipe është edhe frymë e bashkejetesës së dy popujve në Maqedoninë e Veriut.

“Unë mendoj që çka shqipja ka fituar si të drejtë qytetarie në Maqedoninë e veriut nuk Është çështje e GJK, nuk është çështje e ligjeve, nuk është çështje e vullneteve të përkohshme të partive politike, por gjuha shqipe në RMV është çështje e materies që ka ndihmuar në mënyrë të jashtëzakonshme që jo vetëm ta mbajë bashkë RMV, por edhe të ushqejë një frymë dhe mënyrë të të parit të bashkëjetesës mes dy popujve shtetformues të RMV maqedonasve dhe shqiptarëve në një sens si ai që Arbën Xhaferri e tregon si ëndrrën më të madhe në sensin e integrimit të dy popujve shtetformues. Kjo është një gjë shumë e madhe për t’u futur në labirinthet juridike që i përkasin të kaluarës, pasi shumë vite më parë Arbën Xhaferri dhe Ali Ahmeti, u vendos në piketat e bashkëjetesës paqësore dhe shtetndërtimit europian të Maqedonisë së atëhershme dhe RMV u vendos nga shqiptarët e përfaqësuar në tavolinë nga Arbën Xhaferri dhe të vendosur në male nga Aliu (Mehmeti). Nga kjo foltore është shkruan emri i një prej shqiptarëve më të mëdhenj që kanë jetuar në tokat e banuara nga shqiptarët, për të vendosur një gur themeli të shtetit të RMV dhe ai gur nuk është mirë të preket, por është mirë të mbahet pastër dhe të jetë si pikë referimi për shqiptarët dhe maqedonasit dhe minoritete e tjera që jetojnë atje, sepse ai është gur që bashkoi të dy popujt në rrugën e integrimit që Arbën Xhaferri e konsideron si ëndrrën më të madhe në sistemin e vlerave politike kulturore dhe etike”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

9 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

13 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

13 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

22 orë ago