Efekti Greta duket se po bën që gjithnjë e më shumë njerëzit të zgjedhin mjete alternative të transportit.
Sipas ‘UBS’, numri i fluturimeve në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara nuk do të rritet më me ritmin e të kaluarës.
Ndoshta njerëzit nuk do veprojnë si Greta Thunberg, që kapërceu Oqeanin me anije për të mbërritur në Neë York, në punimet e Sesionit të OKB për Klimën, por gjithnjë e më shumë qytetarë kanë filluar të shmangin udhëtimet me avion dhe të zgjedhin mjete të tjera transporti për të mos ndotur mjedisin.
Ky përfundim ka ardhur pas një studimi të bankës zvicerane ‘UBS’.
Në Suedi, një person në pesë duket se ka ulur numrin e fluturimeve të kryera pikërisht për shkak të krizës klimatike.
Për ‘UBS’, nëse kjo prirje konsolidohet, numri i pasagjerëve në linjat ajrore mund të përgjysmohet.
Deri më tani, kompanitë ajrore kanë patur një rritje vjetore prej 4-5%, që do të thotë dyfishim I numrit të pasagjerëve. Pork a nisur frika se efekti Greta mund ta ndryshojë këtë prirje.
Nga Airbus e deri te Boeing, janë të bindur që këto norma do të mbesin të pandryshuara të paktën deri në vitin 2035. Por, në arsyetimin UBS, fushata klimatike që arriti të imponojë aktivistja 16 vjeçare suedeze, mund të ndryshojë shpejt skenaret veçanërisht në tregjet me pasagjerë më të ndjeshëm me problemet e mjedisit, si në SHBA dhe Evropë.
Banka zvicerane intervistoi më shumë se 600 mijë njerëz në Shtetet e Bashkuara, Gjermani, Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar, duke zbuluar se 21% e tyre kishin hequr dorë nga të paktën një fluturim në emër të mosndotjes së planetit nga emetimet e dioksidit të karbonit.
Nëse në kompanitë ajrore britanike, rritja ka qënë me vetëm 16%, nga 24 % pritshmëri, mbase nuk është për tu çuditur që kjo ka ardhur nga efekti Greta.
‘UBS’ parashikon që numri i fluturimeve në Kontinentin e Vjetër të rritet vetëm me 1.5 pikë përqindje këtë vit, gjysma e asaj që parashikon gjigandin ‘Airbus’, i cili, nëse parashikimet e Bankës zvicerane dalin, ai do të humbiste pothuajse 3 miliardë të ardhura në vit.