BREAKING NEWS

Ngjarja tragjike në Gjermani: Vdes edhe personi i dytë nga Suhareka

Ka vdekur edhe kosovari i dytë, Haki Lumi i cili u plagos dje në mesditë në shtetin gjerman. Dje ndërkaq, pas plagëve të marra në vend të ngjarjes vdiq edhe vëllai i Haki Lumit, 39-vjeçari Fatos Lumi.

Lajmin për vdekjen e dy vëllezërve e kanë konfirmuar për Gazetën Express familjarët e të ndjerëve.

Të njejtët kanë konfirmuar se Fatos Lumi ndërroi jetë dje, derisa, Haki Lumi u bë i ditur se vdiq sot.

“Ju njoftoj miq shokë se sot morën lajmin shumë tragjik për humbjen e dytë Haki Lumi i cili mbet i plagosur dhe nuk mundi të ju mbijetoj plagëve të marra”, ka thënë një familjar i tij.

Si ndodhi ngjarja tragjike?

Rreth orës 6 e 10 minuta të pasdites së të mërkurës policia në qytetin e vogël të Abensbergut në Baravrinë e Poshtme është njoftuar për të shtëna armësh, të cilat janë dëgjuar në parkingun e një supermarketi në rrugën “Strabuinber.

Pas arritjes së policisë, në parkingun e dyqanit është gjetur i vrarë një 39-vjeçar.

Siç shkruan mediumi gjerman ‘pi-neës.net’, dy të dyshuarit njëri 30 vjeç dhe tjetri 41, janë shqiptarë nga Kosova, të cilët menjëherë pas rastit kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Policia gjermane menjëherë janë aktivizuar në një aksion të madh kërkimi.

Menjëherë pas një gjysmë ore, janë dëgjuar edhe disa të shtëna të tjera. Siç shkruan gazeta gjermane në një udhëkryq në qytetin e Abensberg dy makina ishin ndalur njëra-tjetrës. Drejtuesit e makinave ishin grindur shkurtimisht, dhe më pas nga njëra makinë dikush kishte shtënë me armë tri herë duke lënë të plagosur rëndë një 46-vjeçar që gjendej në makinën tjetër.

Të dyshuarit fillimisht ishin arratisur me një makinë të kyçe, dhe më pas ishin arrestuar nga policia pas një aksioni të madh në të cilin ishin përfshirë edhe helikopterë policie. Ata nuk kishin rezistuar, ndërkohë arma me të cilën dyshohet se është shtënë u është sekuestruar.

Policia gjermane më pas ka zgjeruar hetimet duke bërë kontrolle të shumta nëpër apartamente. Sipas të gjeturave dhe armëve të të dyshuarve, dyshohet se është një konflikt në mes të strukturave kriminale të caktuara etnike e mirë të organizuara në Gjermani. Më këtë tashmë po merret edhe inspektorati i policisë për krime nga Landshut.

Gazeta gjermane “BILD” tutje ka dhënë detaje se i vdekur ka mbetur Fatos.L (39 vjeç) nga Kosova dhe se vëllai i tij ka mbetur i plagosur rëndë, ndërkohë kishte speficikuar se motivet ende nuk dihen.

Ndërkohë dyshohet se personat që kanë shtënë janë po ashtu nga Kosova dhe se kanë lidhje familjare me viktimat.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

9 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

13 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

13 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

22 orë ago