Ministri i Tregtisë së Qeverisës së Serbisë Rasim Ljajiç ka deklaruar se taksat kanë ndikuar në mbylljen e rreth 150 punëtorive, objekteve hoteliere edhe barnatoreve në 4 komunat e veriut të Kosovës, shkruan “Novosti”.
Ljajiç vlerësoi se e gjithë kjo ka ndodhur për shkak t hapit të Prishtinës për vendosjen e taksës në mallrat serbe, që ka bërë që edhe dialogu të jetë “i vdekur”.
Mbyllja e këtyre lokaleve në një ose formën tjetër është protestë e vendosjes së taksës. “Kjo është vazhdim i protestës për taksën për të dëshmuar veprimin e pakuptimtë në shekullin 21 të vendosjes së barrierave në tregti ndërmjet qyteteve edhe hapësirës së ndryshme” ka thënë ai për Tv Pink, duke shtuar se kjo po ndodhë në kohën kur po përpiqemi të krijojmë hapësira të përbashkëta ekonomike, heqje te doganave edhe barrierave jashtë-doganore.
Ai ka vlerësuar se ky është hap që “kthen prapa dhe pamundëson tregtinë në dëm jo vetëm të ekonomisë së Serbisë por edhe asaj të Kosovës”.
Ljajiç ka theksuar se vendosja e taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe është hap i vendosur për qëllime politike dhe jo ekonomike, që ka sjell ndërprerje të dialogut, që megjithëse me vështirësi ka sjell rezultate, por tash mbetet i ‘vdekur”.
“Në Prishtinë kanë vërejtur se nuk ka ndonjë autoritet apo fuqi që i shtyn të tërhiqen taksat, ShBA tash për tash kanë prioritete tjera, sepse Ballkani nuk qëndron lartë në ato prioritete të fuqive të mëdha,prandaj Prishtina e ka kuptuar këtë dhe sillet në këtë mënyrë dhe kjo është bërë për pikë politike”, tha Ljajiç.