Gjenerali Valery Zaluzhny, komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës, pranoi se forcat ruse po vazhdonin të avanconin në Donbas, por tha se situata ishte nën kontroll.
“Kam njoftuar kolegun tim për situatën në vijën e parë. Është intensive, por plotësisht e kontrolluar”, tha Zaluzhny pas bisedës me gjeneralin kanadez Wayne Donald Eyre.
Zaluzhny shtoi se “armiku vazhdon të përparojë përgjatë gjithë linjës. Në të njëjtën kohë, armiku kryen çdo ditë rreth 700-800 granatime të pozicioneve tona, duke përdorur nga 40 deri në 60.000 raketa”.
Ky vlerësim është në përputhje me vlerësimet e shumë analistëve perëndimorë për sasinë e municionit që përdoret nga forcat ruse, pas një qetësie relative në fillim të korrikut.
“Përpjekjet kryesore të armikut janë të përqendruara në largimin e trupave tona nga rajoni i Donetskut. Situata më intensive tani është në linjën Avdivka-Piski-Marinka”, tha Zaluzhni.