POLITIKE

Ekspansioni kulturor i shqiptarëve mban emrin Fustanellë!

Duke ju referuar gërmimeve arkeoologjike në kohë të ndryshme ka disa indikacione që shëmbëllejnë me atë që quhet sot Fustanella Tradicionale Shqiptare.

Ka shumë objekte që tregojnë se fustanella është me origjinë Ilire. Objekte që ndodhen në Durrës, Vlorë, Korçë, Shkodër, Koplik e më gjerë tregojnë përdorimin e Fustanellës në kohën Ilire.

“Në shumë relieve të ndryshme, kemi zbuluar disa objekte ose kompozicione që kanë të bëjnë me aktivitete, ku figura të paraqitura mbartin figura që shëmbëllejnë me Fustanellën e sotme. Mund të themi se Fustanella është përdorur që në kohën Ilire si një veshje tradicionale”, shprehet Luan Përzhita, drejtor i Institutit të Arkeologjisë për emisionin “Gjurmë Shqiptare” të gazetarit Marin Mema.

“Në Shqipëri kjo lloj veshje filloi të ketë një strukturë tjetër dhe e bëri të specifikohet dhe të kthehet në një simbol etnik”, tregon etnografe Afërdita Onuzi – “Edhe kronikanët filluan ta quajnë si veshje shqiptare, edhe turqit e përmendinim si fustanllinjt duke ju referuar shqiptarëve.”
Sipas një dokumenti të vitit 1935, një marinari ju konfiskua një Fustanellë në anije. Në periudhën e mesjetës Fustanella shfaqet shumë më tepër në krahina të ndryshme. Sipas Përzhitës, Fustanella është gjetur si veshje edhe në veri, në Kukës.

“Nga ato që unë kam parë në muze në të gjithë Ballkanin, mund të them se me formën dhe detajet që paraqiten në Shqipëri fustanellat, nuk e gjen në asnjë vend tjetër”, thotë Onuzi.


Në shekullin e XVIII-të kjo veshje mahniti të gjithë studiuesit që kaluan në Shqipëri dhe nuk hezituan t’i përmendin ato në veprat e tyre letrare.
Historiani Dorian Koçi tregon se i pari që u mahnit nga kjo veshje ka qenë Lord Bajroni, i cili e mori një Fustanellë dhe e përdori në një ballo me maska në Londër.

Francois Poqueville, konsulli francez gjithashtu shkroi për fustanellën.

“Mund të themi se nëse kombet e tjerë në europën juglindore flasin për kontribute dhe ekspansione në fushën e tregtisë, artit dhe dijes, ne mund të themi se ekspansioni kulturorë tek shqiptarët ishte arti ushtarak dhe Fustanella e cila shkon deri në mjediset më të thella të Afrikës. Ajo bëhet pjesë e padiskutueshme e oborreve të dy principatave, të Vllahijëve dhe Moldavisë, bëhet pjesë e veshjeve aristokratike që mbanin popullsitë Osmane dhe popullsitë greke. Oborri i mbretit Otto në Greqi ka shumë piktura ku mbizotëron fustanella. Rojet personale të mbretit Otto visheshin me fustanellë”, tregon historian Koçi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

9 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

24 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago