BOTA

Eksperti amerikan: Dronët nga Irani, për shpërqendrim! Mund të lëshojë raketat balistike

Irani ka lëshuar mbrëmjen e sotme drejt Izraelit rreth 100 deri në 200 dronë kamikazë. Dronët do të duhet pak orë të arrijnë në objektivat e tyre në Izrael. Por eksperti amerikan Alon Burstein thotë se vala e dronëve mund të jetë vetëm një shpërqendrim për sulmin e vërtetë.

“Irani ka një ushtri të madhe, jo vetëm dronë por raketa ballistike tepër të sofistikuara. Kam frikë se Irani është aq i zgjuar sa të mos kundërpërgjigjet vetëm me dronë. Mundet që teksa dronët fluturojnë dhe afrohen drejt Izraelit, Irani mund të lëshojë raketat ballistike, që janë shumë më të shpejta dhe mbërrijnë për disa minuta në objektiv”, tha ai për Fox News.

Burstein tha se Irani kishte mundësi ta sulmonte Izraelin nga shtetet e tjera kufitare, por zgjodhi që dronët t’i lëshojë nga territori i vetë.

“Kjo është hakmarrja e Iranit, nëse dronët rrëzohen të gjithë, Irani do të thotë kaq ishte, tentuam. Por nëse këto dronë arrijnë të shkatërrojnë ndonjë bazë ushtarake izraelite apo vrasin ndonjë civil, Izraeli do të ketë të drejtën të kundërpërgjigjet. Dhe jo më me proksi, por mund të zgjohemi me një luftë masive mes dy vendeve“, tha më tej ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

9 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

10 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

16 orë ago
  • BOTA

Do uronte gratë e vajzat për 8 Marsin, Putini mbytet dhe kollitet për 30 sekonda! Pastaj kërkon përsëritjen e regjistrimit

Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…

17 orë ago
  • KRYESORE

Banorja nga Teherani: Njerëzit do të preferonin të vdisnin nga bombardimet sesa në burgjet e Republikës Islamike

Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…

17 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike, pamje

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…

22 orë ago