LAJME

Ekzekutoi mafiozin më të madh të Irakut/ Suedia shpëton shqiptarin nga vdekja, paguan 10 mln euro

Më datë 8 janar 2024, Xhuliano Prenga ka “nënshkruar” dënimin e tij me vdekje. Por duket se situata për të tani ka ndryshuar.

Më shumë detaje lidhur me fatin e shqiptarit që tashmë po mbahet i izoluar në burgun e Bagdadit për vrasjen e Mustafa Aljiburi, i njohur me nofkën “Benzema” ka dhënë gazetari Ervin Dushi.

Në një intervistë që ka dhënë për “Jetë shqiptare”, Dushi ka zbuluar se shteti suedez ka ndërhyrë që të paktën, i riu shqiptar të mos dënohet me vdekje. Për këtë marrëveshje, shteti ka paguar të paktën 10 milionë euro Irakut, por kjo nuk e zgjidh problemin e të riut. Edhe pse nuk do të dënohet me vdekje, sërish nuk e bën që të shpëtojë nga burgu përjetë.

“Kemi tentuar që të kontaktojmë me nënën e tij, por nuk ia kemi dalë sepse duhet mirëkuptuar. Ka një fëmijë gjallë, që nuk e ka të gjallë. Ai vazhdon të jetë në Bagdad në burg dhe e vetmja e mirë është që shteti suedez pagoi për të “blerë” jetën e tij. Përdorën një klauzolë që kishin fiset atje, ku mund të bënin marrëveshje. Paguan rreth 10 milionë euro. Pritet që të shprehet gjykata, mund të dënohet me burg përjetë, por mjafton që të jetë gjallë. Mos ta asgjesojnë në mes të qytetit. Kjo është e vetmja e mirë. Mundësitë për deportim janë të pakta sepse duhet të vuajë dënimin në vendin që ka kryer krimin,”-tha Dushi.

Mustafa Aljiburi, 34 vjeç, u qëllua për vdekje me datë 8 janar në një makinë në lagjen Ameria të Bagdadit, Irak. Një person, i cili sipas mediave irakiane ishte shfaqur me një motoçikletë dhe kishte hapur zjarr, u largua nga vendi i ngjarjes por më pas u arrestua nga Policia vetëm pak orër pas ngjarjes. 19-vjeçari Xhuliano Prenga që qëlloi për vdekje mafiozin që njihej edhe me nofkën e tij “Benzema”, ishte shqiptar. Duke qenë se i riu kishte pasaportë suedeze, u kuptua që ishte shqiptar vetëm nga një tatuazh me shqiponjë që kishte në krah.

Shqiptari ishte përgatitur për të kryer të gjithë detyrën që i ishte ngarkuar me shumë gjasa nga banda kundërshtare. Duke marrë parasysh situatën e vështirë mes klaneve të drogës në Suedi, mediat nuk kanë publikuar më lajme lidhur me të riun, duke tentuar që të mbrojnë të paktën familjen e tij, nënën, motrën dhe të vëllanë, të cilët ende jetojnë në Suedi./ bw/


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

6 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

6 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

12 orë ago
  • BOTA

Do uronte gratë e vajzat për 8 Marsin, Putini mbytet dhe kollitet për 30 sekonda! Pastaj kërkon përsëritjen e regjistrimit

Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…

14 orë ago
  • KRYESORE

Banorja nga Teherani: Njerëzit do të preferonin të vdisnin nga bombardimet sesa në burgjet e Republikës Islamike

Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…

14 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike, pamje

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…

18 orë ago