Elbasan, ndjekje si në filma. Policia shkëmben zjarr me disa persona në arrati

Një ndjekje e policisë në Elbasan ka përfunduar me një aksident të trefishtë me disa persona të plagosur, mes të cilëve edhe një punonjës policie, Eugen Abdurrazaku.

Dëshmitarë në vendngjarje pohojnë se punonjës policie në një autoveturë me targa civile, ishin vënë në ndjekje të autoveturës tip Volkswagen Pasat.

Gjatë ndjekjes, dëshmitarët kanë parë se mes dy automjeteve është shkëmbyer zjarr me armë dhe në hyrje të qytetit të Elbasanit policia ka ngritur një postbllok për të bllokuar mjetin që nuk po ndalonte.

Në këtë moment, Volkswageni ka goditur postbllokun e ngritur nga policia, duke u përmbysur në rrugë dhe duke shkaktuar një përplasje të trefishtë.

Personat e përfshirë në aksident:

Eugen Abdurrazaku, efektivi i policisë

Diana Plaka

Durim Plaka (burrë e grua)

Albert Cani, instruktor autoshkolle

Adriana Mukja.