Nga Beqir Sina
Tridhjetë e dy vjet është një kohë e gjatë për të qenë në Kongres. Gjashtëmbëdhjet mandatet, të tij në Capitol Hill – Dhomën e Përfaqësuesve, e shtijnë atë në librin e rekordeve të Kongresit amerikan.
Por, për shqiptarët Kongresmeni Engel, i cili tre dekada ka qenë gjithmonë kur është dashtë për ne, shqiptarët, më datën 23 Qershor, të marten, u takon atyre shqiptarve që janë të regjistruar Demokrat, në rrethin e 16-të të Kongresit në Nju Jork, të votojnë për të.
Duke rizgjedhur kongresmenin Engel, ne kemi një zë të fuqishëm në Capitol Hill
Çka do të thotë për ne shqiptarët, të paktën të kemi një mandat më shumë – një kongresist që ka bërë aq shumë për Kosovën, Shqipërinë, shqiptarët në Maqedoni, Mal të Zi, dhe Luginën e Preshevës.
Ndërsa, dikush mund të konstatojë, dhe thotë se përse t’ja jap votën Engel!? Mendojë, se gabohet nëse ka mundësi të votojë.
Engel, është Demokrati i moderuar, dhe si i till, për her të parë në gjashtmbëdhjet ligjistatura, ai është me një pamje të rrallë në rrethin e tij në Bronx.
Ai po përballet me sfidën e tij të parë kryesore kryesore, që në dekada, nuk e ka parë, dhe, shkak janë bërë situatat politike që nisën pas janarit – Koronavirusi, dhe protestat masisve Black Lives Maters.
Të cilat jan bër një shtysë e madhe për këto votime, duke prishur dhe bastionet e të dyja partive.
Eliot Engel, e ka këtë momentin i tij më të vështirë në rrethin e 16-të të Kongresit në Nju Jork.
Të cilin ai e pësoi shpejtë. Fill pasi sfiduesi kryesor Andoni Ghebreghiorgis, (një ish kandidat greko-amerikan) u largua nga gara dhe dhe ja kaloi mbështetjen partiake, shokut të tij Jamaal Bowman, i cili u rekrutua nga partia Demokratët për Drejtësi, nga një Demokrate e krahut të majtë ”ekstrem” si puna e kongresistes Octavio-Cortez, nga Queens – New York, vitin e kaluar.
I cili është me mbështetjen e krahut tejet ultra të majtë, atë të një rrjeti shumica të rinjësh emigrant, përfshirë edhe student shqiptar, kryesisht i bazuar në fushatën presidenciale të Bernie Sanders.
Në të njëjtën koalicion në mbështetje të sfidantit të Engel, pra Bowman është edhe me atë të Komiteti i Fushatës Progresive Ndryshimi , i cili njoftoi miratimin e tij te Bowman.
Këta janë padyshim një koalicion shumë më i madh dhe i fuqishëm, i së majtës “ekstreme” në New York, të cilët janë kundërt të fushatës së kongresistit Engel, që ndoshta edhe nuk e kishte pritur.
Bowman, është një afro-amerikan, një ish drejtor i shkollës së mesme, i cili ka mbështetur në mënyrë aktive protestat e fundit, prej se kur ato filluan me vadalizamat dhe thyrjen e vjedhjen e pronave .
Megjithatë, Engel, ka një avantazh të madh për mbledhjen e fondeve ndaj Bowman, siç raportoi të martën New York Times.
Por paratë në këtë vit votimesh nuk janë gjithçka, madje edhe në politikë. Me fushën kryesore që konsolidohet pas Bowman përpara votimit të 23 qershorit,ndaj Engel, është e majta radikale me mbështetsit e saj.
Ndërsa, çështjet e këtyre votimeve qëndrojnë, se Engel a po i ngjan ngushtë një kolegu të rënë, Joe Crowley, ish një mik I madh I shqiptarëve, i cili humbi një garë parësore me Alexandria Ocasio-Cortez në 2018, e cila është një ultra-majtise, e hapur kundra pronarve të moderuarave dhe Republikanve.
Crowley, megjithse ishte një Demokrat i fuqishëm, një i aftë për të mbledhur fonde dhe, një mik i shqiptarve që kishte nevojë shumë edhe për një vote të shqiptarve, ashtu si Engel, një përfaqësues relativisht i duhur që duhet votuar nga shqiptarët, humbi dhe nuk është kongresist.
Mirëpo, po humbën edhe kongresistin Eliot Engel – Shqiptarët, nuk do të kenë më as edhe një mik të dëshmuar në Kongres.
Prandaj, kush voton më 23 Qershor, në Partinë Demokrate, zgjedhjet brenda partis, të shkojnë e të votojnë, pa asnjë mëdyshje Kongresistin Eliot Engel.
I cili, është një nga përkrahësit më të mëdhenj të shqiptarëve në Washington si dhe themelues i Kaukusit të Çështjeve Shqiptare në Kongresin Amerikan, ai është në betejën e tij më të vështirë zgjedhore. Dhe, ka nevojë për çdo vote.