Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqëuesve të ShBA’së, Eliot Engel ka reaguar pas zhbllokimit të fondeve për Kosovën nga Korporata Sfidat e Mileniumit.
Përmes një reagimi në Tëitter, Eliot Engel ka thënë se është i kënaqur që fondet e Sfidat e Mijëvjeçarit janë zhbllokuar për Kosovën, dhe se ato nuk është dashur që të suspendohen fare, raporton Gazeta Express.
“Jam i kënaqur që Korporata Sfidat e Mileniumit ka rikthyer fondet për Kosovën. Nuk është dashur të suspendohen fare. Kosova i ka plotësuar standardet e vështira të Sfidave të Mileniumit. Ndërprerja e këtyre fondeve për ta detyruar me zor për të ndryshuar politikat e tyre ishte në kundërshtim me vet çfarë përfaqëson Korporata Sfidat e Mileniumit”, ka thënë Engel.
Në anën tjetër, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, e ka mirëprtitur vendimin e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta riaktivizuar programin e Milenium Challenge Corporation (MCC) në Kosovë.
“Qeveria e Republikës së Kosovës e mirëpret zhbllokimin e fondeve për Kosovën nga Millennium Challenge Corporation (MCC), pas vendimit tonë për ta hequr masën e reciprocitetit ndaj Serbisë, si shenjë e vullnetit tonë për t’i dhënë hapësirë dialogut”, theksoi kryeministri Hoti.
Me këtë rast, kryeministri Hoti pohoi mirënjohjen e Qeverisë dhe të popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë amerikane për vendin tonë.
Ky që shihni në foto është hoteli Zig Zag në Jalë, që është sekuestruar sot…
Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka dhënë një intervistë për revistën italiane ‘Vanity Fair’ me gazetaren…
Shtetet e Bashkuara pritet të bëjnë ndryshime në kontributin e tyre në misionin e NATO-s…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se marrëveshja mes SHBA-së…
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar ish-pjesëtarin e ISIS-it, Hysri Selimi, me gjashtë vjet…
Çmimet e naftës ranë në Azi të hënën pasi Pakistani, i cili ka ndërmjetësuar përfundimin…