BOTA

Elon Musk e quan “Big Balls”, 19-vjeçari pjesë e ekipit të DOGE, i lidhur me grupin famëkeq të hakerave

Një nga anëtarët kryesorë të ekipit teknologjik të Elon Musk, Edward Coristine, ka pasur lidhje të dyshimta me një grup krimi kibernetik të quajtur “EGodly”. Ky grup ka qenë i njohur për trafikim të të dhënave të vjedhura dhe ngacmim kibernetik ndaj një agjenti të FBI-së, sipas dokumenteve digjitale të analizuara nga Reuters.

Coristine, i cili është vetëm 19 vjeç, është përshkruar nga Musk si “Big Balls” dhe ka fituar famë për rolin e tij në “Department of Government Efficiency”, një ekip jozyrtar që po punon për të ristrukturuar administratën federale. Sipas disa burimeve, ai ka qasje të gjerë në rrjetet qeveritare dhe figuron si “këshilltar i lartë” në Departamentin e Shtetit dhe Agjencinë për Sigurinë Kibernetike (CISA), shkruan A2 CNN.

Sipas dokumenteve digjitale, Coristine drejtoi një kompani të quajtur DiamondCDN, e cila ofronte shërbime të sigurisë kibernetike. Një nga klientët e saj ishte EGodly, një grup i dyshimtë që krenohej me vjedhjen e numrave të telefonit, thyerjen e llogarive të e-mail-eve dhe sulmet ndaj forcave ligjzbatuese. Në shkurt 2023, ky grup falënderonte publikisht DiamondCDN për mbrojtjen nga sulmet DDoS dhe sigurinë e faqes së tyre.

EGodly ka kryer gjithashtu sulme të rënda ndaj një agjenti të FBI-së, duke publikuar informacione personale të tij dhe duke kryer telefonata me fyerje ndaj tij. Ky grup ishte gjithashtu i lidhur me raste të “swatting”, praktika e rrezikshme e raportimeve të rreme që çon në dërgesën e forcave të armatosura në adresa specifike.

Fakti që Coristine ka pasur lidhje me EGodly vetëm dy vite më parë ngre shqetësime të mëdha për sigurinë e rrjeteve qeveritare. Ish-zv.drejtori i Agjencisë për Sigurinë dhe Infrastrukturën Kibernetike dhe CISA, Nitin Natarajan, e quajti këtë situatë “shqetësuese” për shkak të afërsisë kohore të këtyre lidhjeve.

As Coristine dhe as ekipi i Musk nuk i janë përgjigjur pyetjeve nga mediat, ndërsa FBI dhe CISA nuk kanë dhënë ndonjë koment mbi këtë çështje.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

5 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

15 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

19 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

19 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

1 ditë ago