Dy personat që dyshohet se kryen vrasjen mbrëmjen e së martës në Prishtinë ishin të maskuar dhe të armatosur, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas njoftimit, ata kanë shtënë në drejtim të dy viktimave, ku njëri prej tyre ka humbur jetën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), e tjetri gjendet në trajtim mjekësor.
Në vendin e ngjarjes kanë dal ekipet policore.
“Raportohet se dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë dhe si pasojë njëri nga viktimat ka ndërruar jetë në QKUK, ndërsa viktima tjetër gjendet në tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet përkatëse policore. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin policor.
Rasti është iniciuar si “vrasje e rëndë”.
Viktima është rreth moshës 60-vjeçare.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…