Elon Musk u tha punonjësve të SpaceX që të përqendrohen për misionin në Hënë dhe Mars, si parim kryesor pas suksesit të kompanisë në dërgimin e astronautëve në orbitë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Musk u bëri thirrje punonjësve që të shpejtojnë ritmin e progresit për programin e raketave të kompanisë “Starship” në mënyrë të menjëhershme.
Starship ka për qëllim të funksionojë më shumë si një aeroplan tregtar, me qëllimin për të transportuar të paktën 100 njerëz përnjëherësh.
Ultimately, Starship will carry as many as 100 people on long-duration, interplanetary flights pic.twitter.com/mDujtYeLwV
— SpaceX (@SpaceX) September 29, 2019
Raketa Falcon 9 e SpaceX, dërgoi me sukses dy astronautë në hapësirë njëherit në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, duke u bërë kompania e parë private që dërgoi astronautë në orbitë.