Elon Musk thuhet se ka humbur rreth 92 miliardë dollarë të pasurisë së tij pas marrjes së Twitter-it.
Njeriu më i pasur në botë thuhet gjithashtu se po mendon të vendosë pagesa për platformën, raportoi PEOPLE të martën.
Babai i dhjetë fëmijëve, Elon, 51 vjeç, tani thuhet se ka pasuri prej 177 miliardë dollarësh, me pasurinë e tij që arriti kulmin në vitin 2021 në 340 miliardë dollarë, kur aksionet e “Teslës” kishin një çmim rekord prej 410 dollarësh.
Miliarderi është nën kritika pasi ai është paditur nga shumë punonjës të Twitterit për gjoja largimin masiv të punëtorëve në kundërshtim me Aktin e Njoftimit për Rregullimin dhe Rikualifikimin e Punëtorëve, i cili kërkon që punëdhënësit të japin njoftim të paktën 60 ditë përpara shkarkimit.
Shuma që një përdorues shpenzon për të kapërcyer murin e planifikuar të pagesës mendohet të jetë si shtesë e 8 dollarëve që Elon ka vendosur për përdoruesit e Twitterit për verifikim të llogarisë.
Ai po përpiqet të mbajë rrjedhat ekzistuese të të ardhurave të faqes pasi disa reklamues u larguan nga frika se platforma nuk do të jetë më një “vend i sigurt” për markat.