Themeluesi i Tesla-s, Elon Mask, shtoi 32.6 miliardë dollarë në vlerën e tij neto vitin e ri, duke e çuar pasurinë e tij në 304.2 miliardë dollarë.
Të ardhurat e papritura të Musk e shtynë vlerën e tij neto përtej shifrës 300 miliardë dollarë, të cilën ai e kaloi shkurtimisht në nëntor, duke e bërë atë personin e parë që e bën këtë.
Sipas Forbes, miliarderi i cili është gjithashtu themeluesi i kompanisë komerciale të hapësirës SpaceX, mbeti në krye të listës së të pasurve në botë edhe në vitin e ri.
Bernard Arnault, CEO i perandorisë franceze të modës LVMH, është në vendin e dytë, me një vlerë neto prej 103.6 miliardë dollarësh, sipas Forbes. Themeluesi dhe ish-CEO i Amazon, Jeff Bezos është në vendin e tretë, me një vlerë neto prej 103.6 miliardë dollarësh, përcjell Klankosova.tv
Të dielën, prodhuesi i makinave elektrike njoftoi se kishte dorëzuar më shumë se 936 mijë makina në 2021, duke tejkaluar pritjet e analistëve, por gjithashtu njoftoi se 475 mijë nga automjetet e saj të ndërtuara midis 2014 dhe 2021 ishin tërhequr.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…