Dy të rinj në Prizren më 2 janar planifikuan që ta vjedhin veturën e tyre “Renault Clio” që ishte sekuestruar nga Policia e Kosovës më 1 janar. Plani i tyre dështoi pasi ata u kapën nga Policia e Kosovës. Sinjali ka mësuar identitetin e dy të arrestuarve, të cilët kanë dosje kriminale për vepra penale të vjedhjeve.
Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se dy të arrestuarit janë Besim Memaj, 31-vjeçar dhe i mituri E.A.,17-vjeçar.
Të njëjtat burimet njoftuan se dy të dyshuarit janë të njohur për organet e rendit, pasi kanë dosje kriminale pikërisht për disa raste të vjedhjeve.
Besimi dhe i dyshuari tjetër tentuan ta vjedhin veturën e tyre “Renault Clio”, me targa vendore, e cila ishte sekuestruar më 1 janar, për shmangie nga obligimet doganore.
Vetura që ata tentuan ta vidhnin gjendej në stacionin Alfa të Policisë në Prizren. Ata arritën te stacioni rreth orës 23:00, por posa Policia i ka vërejtur është vënë në lëvizje.
Zyrtarët policorë njërin nga të dyshuarit e kanë kapur në vendin e ngjarjes, ndërsa i dyshuari i dytë ndonëse fillimisht arriti të ikë, u kap më pas në rrugën “Ibrahim Lutfiu”.
Për të mos mbaruar me kaq, njëri nga të dyshuarit gjatë arrestimit, dyshohet se ka sulmuar njërin nga zyrtarët policorë, i cili ka pësuar lëndime trupore.
Të njëjtit gjatë intervistimit, e kanë pranuar veprën të cilën e kanë kryer. Pasi të dyshuarit kanë dhënë deklaratat e tyre, prokurori ka dhënë urdhër që t’u caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…