Elon Musk ‘këmbëngul’ që Krimea t’i jepet Rusisë: Nuk kanë çfarë të humbasin, do të kemi Luftën e Tretë Botërore nëse Rusia humbet Krimenë

Elon Musk ka folur edhe një herë mbi pikëpamjen e tij se SHBA duhet të ndihmojë në negocimin e një marrëveshje paqeje që do ta shihte Krimenë të njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Rusisë.

Plani i sugjeruar nga Musk do të nënkuptonte që Ukraina të heqë dorë nga Krimea, e cila u aneksua nga Vladimir Putin në 2014. Do të kishte gjithashtu referendume në katër rajonet e reja të aneksuara të Ukrainës me shefin e Tesla-s dhe SpaceX që deklaroi se vullneti i popullit do të mbizotëronte.

Referendumet false janë mbajtur tashmë, me ukrainasit të detyruar të votojnë me armë nga trupat ruse.

“Nëse Rusia përballet me zgjedhjen mes humbjes së Krimesë apo përdorimit të armëve bërthamore, ata do të zgjedhin këtë të fundit.

Tashmë i kemi sanksionuar në çdo mënyrë të mundshme, ata nuk kanë çfarë të humbasin.

Nëse ne bombardojmë Rusinë, ata do të na godasin ne dhe do të kemi Luftën e Tretë Botërore”, shkroi Musk në Twitter.