POLITIKE

Kurti: Kushtetuesja nuk duhet të pranojë që Presidenti të shkruajë Kushtetutën

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në thotë se Gjykata Kushtetuese duhet t’i përmbahet misionit të saj për të interpretuar dhe jo për ta shkruar atë.

Kurti në një intervistë për për Rtv Ora, ka thënë se “dua të besoj që Gjykata Kushtetuese do t’i përmbahet misionit të saj për të interpretuar Kushtetutën dhe jo për ta shkruar atë”.

“Tani kemi tendencën e Presidentit të Kosovës ta bëjë amandamentimin e Kushtetutës dhe këtë gjë nuk duhet ta pranojë kurrsesi Gjykata Kushtetuese. Nuk është në pyetje thjesht kjo qeveri, është në pyetje çdo qeveri e ardhshme, është në pyetje rendi republikan dhe demokratik, logjika kushtetuese. Presidenti i Republikës nuk mund të shkruajë Kushtetutën, e respekton dhe e zbaton atë sikurse Kryeministri, sikurse edhe Gjykata Kushtetuese. Ndonëse Gjykata Kushtetuese mund ta interpretojë Kushtetutën, sërish as ajo nuk mund ta shkruajë atë”, tha ai.

E ndërsa Gjykata Kushtetuese ka deklaruar se po pengohet në punën e saj përmes presioneve, Kurti thotë se kjo gjykata të vetmin presion e ka nga Presidenti Thaçi.

Sipas Kurtit, Thaçi po i bën kryeministrit të Kosovës më shumë opozitë se vetë opozita.

“Për mua protestat nuk janë kurrë presion, janë dëshmi e vitalitetit demokratik të një shoqërie. Po ka presion në Gjykatën Kushtetuese sepse Presidenti çdo ditën shan kryeministrin, sulmon dhe shpif për kryeministrin. Gjyqtarët e Kushtetueses e kanë dhënë betimin para Presidentit. Presidenti në bazë të Kushtetutës duhet të përfaësojë vullnetin dhe unitetin e popullit, nuk duhet kurrësesi të dalë jashtë asaj që është e përbashkët te qytetarët dhe interesit të përgjithshëm. Por praktikisht Presidenti është duke më bërë mua më shumë opozitë se vetë opozita. Gjykata Kushtetuese natyrisht që ndodhet nën trysninë e tij. Ne kemi qeveri të re të Republikës së Kosovës por shteti i Kosovës vazhdon të mbetet me elementë të kapjes së shtetit dhe Presidenti natyrisht që ka leva të cilat nuk janë forma dhe publike”, tha ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

3 minuta ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

34 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

52 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

14 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago