Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, para mediave në një vend në Serbi, ku mori pjesë në përurim të një spitali, tha se “Për dallim nga Kosova, neve nuk na lejohet asgjë.
“Për dallim prej nesh, që nuk na lejohet të bëjmë asgjë, sidoqoftë, atyre u lejohet të bëjnë gjithçka”, tha Vuçiq.
Vuçiq ka theksuar se ai pret presion të madh nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian ndaj Serbisë për shkak të Kosovës.
“Ne nuk kemi kundërshtime për bisedimet që kemi pasur në BE, si dhe në bisedimet me Richard Grenell. Gjithmonë jam munduar të arrij sa më shumë që të jetë e mundur në mënyrë paqësore. Nëse ata ndalojnë me kërkesat për pranim në Interpol dhe organizata të tjera, ne do të ndalojmë fushatën e njohjes së Kosovës”, tha Vuçiq.
Ai shtoi se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i realizoi të gjitha këto me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, dhe se kreu i shtetit të Kosovës do të ishte dakord për bisedime vetëm kur amerikanët janë pjesëmarrës në tryezën e bisedimeve.
Vuçiq tha se nuk e kupton arsyen pse Thaçi nuk dëshiron të bisedojë me përfaqësuesit evropianë në procesin e dialogut.
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…