Sefedin Krasniqi, bashkëpunëtor i kolonel Ahmet Krasniqit dhe njohës i zhvillimeve politike në Kosovë, ka reaguar pasi ish- ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) hedhi akuza të rënda në adresë të ministrit Quni dhe familjes së tij.
Fillimisht Krasniqi në postimin e tij, ka bërë pyetjen publike, se çka paska thënë, çka, për Antonin, Vasileviqi.
Bashkëpunëtor i kolonel Ahmet Krasniqit me tej thotë se zgjedhja e Qunit si ministër i Ministër i Mbrojtjes, i është dukur sikur të ngjallje kolonel Ahmet Krasniqi.
“Çka paska thënë, çka, për Antonin, Vasileviqi!? Mua, zgjedhja e Antonit ministër i MM të RKS, mu ka dukur si me u pas ngjallur Ahmet Krasniqi! Mu ka dukur sikur po i dëgjoj duke kënduar Salihin dhe Agimin! Ndjesë paçin!”, shkruan Sefedin Krasniqi.
E ndaj këtyre akuzave nuk ka heshtur as ministri aktual i Mbrojtjes, Anton Quni.
Ai ka thënë se do të konsultohet me familjarët e mandej do ta padisin Abelard Tahirin.
“Unë e dëgjova mbrëmë, do të konsultohem me familje dhe këtë çështje do ta drejtojnë organet e drejtësisë ku ai do të jetë i padituri për shpifje”, deklaroi Quni.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…