Pas Loredanës, ka qenë këngëtarja e njohur Enca Haxhia ajo që ka bërë publike lidhjen e saj me të dashurin nga Trinidad i Karaibeve.
Gjithçka u zbulua kur ky i fundit postoi një video në rrjetin e tij social Instagram, ku shfaqej duke shijuar pushimet me këngëtaren. Poshtë videos, Khaidems shkruan: “Girlfriend and boyfriend things!”, ndërkohë që edhe këngëtarja ka komentuar më poshtë: Shum shum shoqëruar me një zemër të kuqe.
Menjëherë pasi lajmet për lidhjen e tyre dolën në media, ishte Enca ajo që përmes një fotoje të postuar në Insta story e konfirmoi.
Në një foto me Khaidems në det ajo shkruan: Jo po ashtu, jo po kështu. Më tej shton: Pse i bardhë, pse i zi, pse i huaj, pse malok, pse plak, pse i pasur, pse të pasur, pse të varfër…Më pak urrejtje, më shumë dashuri, ju premtoj që jeta është shumë e bukur kur jeton për veten.
Kjo është hera e parë që këngëtarja bën publike një lidhje romantike të sajën, ndërsa ka paralajmëruar një ‘hit veror’ së shpejti.