Ende pa u bërë një vit, prishet asfalti i shtruar në Komunën e Vitisë

 Dëmtimi i një pjese të rrugës sē asfaltuar vitin e kaluar që lidh kokalitetet Skifteraj – Goden të komunës së Vitisë, është akuza e radhës nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje drejt kryetarit të Vitisë, Sokol Halitit.

Liridona Bislimi, asambleiste e VV-së në Asamblenë komunale të Vitisë ka postuar në rrjetin social facebook disa fotografi ku tregohet dëmtimi i kësaj rruge.

Ky eshte postimi i plote i asambleistes Liridona Bislimi:

Ende pa u bërë një vit, prishet asfalti i shtruar në Komunën e Vitisë!

Ende pa u bërë një vit nga ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës Goden-Skifteraj në disa vende ajo tashmë është prishur.

Banorët ankohen se cilësia e dobët e asfaltit, me të cilën është shtruar kjo rrugë dhe pa u plotësuar asnjë kriter, ka bërë që të ketë prishje të tilla.

Shtresa e re e asfaltit duket të mos jetë fort e qëndrueshme.
Projekti i kësaj rruge ka dështuar dhe si duket këtu janë keqperdorur mjete nga buxheti komunal si në shumë projekte tjera.
Kryetari Sokol Haliti, nje ditë do të jap përgjegjësi para drejtësisë për të gjitha keqpërdorimet që i ka bërë në qeverisjen e tij.

Si Këshilltare Komunale në Viti, duke u përballur vazhdimisht me raste të ngjashme të punës së kryetarit Haliti, uroj që këtë fat mos ta ketë edhe rruga e sapoasfaltuar në fshatin Vërban.