LAJME

“Bukëshkali progonatas i konvertuar në vorio-epirot”, revolta e mjekut të njohur për rastin Beleri: “Po nëse një shqiptar do shkelte ligjet greke…?!”

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka shprehur revoltë për presionin që i bëhet shtetit shqiptar për arrestimin e kandidatit të Himarës, Dhionisis Alfred Bejleri.

“Zyrtarët e çdo vëndi normalisht interesohen për fatin e shtetasve të tyre, kudo që ata, për njërën ose tjetrën arësye, ndodhen. Edhe Kushtetuta Shqiptare e detyron Qeverinë e Dheut Amë, të bëjë të njejtën gjë për “grigjën shqiptare” brënda ose jashtë Trojeve Arbërore të 28.11.1912-ës” – shkruan Kalo dhe shton:

“NËSE këta shtetas shkelin ligjet e atyre vëndeve ku ata frymojnë, qeveritë demokratike e jo shovene NUKU i bëjnë presione ose dërgojnë ultimatume, sikundër bëjnë Grekët e Sërbët në Shqipëri dhe në Kosovë, për lirimin apo mos ndëshkimin e ligjshkelësve.

ALBANOFOBIA e këtyre dy vëndeve është historike, duke harruar kurdoherë, se ndër shekuj i kanë zgjeruar territoret e tyre në kurriz të TROJEVE ARBËRORE, si dhe krimet e pashoqe që ata u kanë bërë popullsisë shqiptare. Kujtojmë jo më larg se në 1998-1999 krimet millosheviçiane në Kosovë”.

Kalo bën thirrje që organet e ligjit dhe institucionet politike në Shqipëri t’i dalin vendit zot ose të largohen për të ardhur ata që flasin dhe veprojnë shqip:

“EKZEKUTIVI dhe LIGJZBATUESIT shqiptarë do të respektohen nga “il poppolo Albanese”, nëse do të dinë të menaxhojnë si duhet situatën e krijuar me arrestimin e bukëshkalit progonatas të konvertuar në vorio-epirot Fredi Bejleri, dhe t’u japin përgjigjen e duhur si ligjshkeljeve të bëra prej tij, po ashtu edhe hundëfutjes së politikanëve grekë në punët tona.

Ligji është i barabartë për të gjithë në çdo kohë e në çdo rrethanë. NËSE KENI KËLLQE për të bërë SHTET të respektuar e vlerësuar si brënda edhe jashtë tij, si dhe nëse në arteriet e venat tuaja rrjedh ende GJAK SHQIPTARI, ky është momenti për t’i treguar ato!

Në të kundërt pas mbarimit të Zgjedhjeve Lokale, shpallni Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare dhe vëndin ta marin në dorë FORCA TË REJA POLITIKE, të përbërë nga shqiptarë që ende mendojnë, flasin dhe veprojnë vetëm SHQIP!!!

Quo vadis Shqipëria ime e andej dhe këndej Drinit!!”


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

8 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

13 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

24 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago