Anëtari serb i Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, është shprehur optimist që “do ta pres ditën kur Republika Srspaska në Bosnje do ta pavarësohet”.
I sanksionuari nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shprehur këtë ëndërr përmes një interviste në “UNA TV”.
“Unë dua të shoh pavarësinë e Republikës Srpska në jetën time. Do ta shikoj me siguri. Proceset po përshpejtohen dhe ajo që po ndodh në Sarajevë tregon se kërkesat politike myslimane nuk janë më aq të zgjidhshme. Disa të tjera po depërtojnë dhe do të çojnë në një strukturë të re”, ka thënë ai Dodik.
Politikani i afërt me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, ditë më parë kishte deklaruar se “dëshiron të realizohen aspiratat e Car Lazarit”.
Dihen betejat e përgjakshme të organizuara nga Lazari për zgjerimin e tokave, shekuj më parë.
Një aspirate të tillë të Lazarit, në vitin 1989 i ishte referuar edhe ish-presidenti i Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq. /Express
Share Now