Skandal në botimin e Entit shtetëror për tekste shkollore – Kosova shkëputet nga Serbia në tekstin për gjuhë ruse të klasës së shtatë dhe kjo nuk është e tëra, në vend që të pranojnë gabimin, në Ent mbrohen se ne nuk shohim vetëm me sy, duke thënë se bëhet fjalë për paraqitje simbolike të territorit të Serbisë dhe jo për hartë, që vetëm në mënyrë shtesë përforcon shkëputjen që është pjesë e materies për shkollarë, shkruan “Kurir”.
Teksti “Klasa jonë” me autor Luka Medenica, Branislav Nikoliç dhe Mira Simeunoviç u botua në vitin 2020, ndërsa e miratoi komisioni që u përcaktua nga Enti për avancimin e arsimit (ZUOV). Në leksionin ku nxënësit mësojnë të prezantohen në gjuhën ruse, janë paraqitur dy sfera tokësore, në njërën harta e kuqe e Rusisë, në tjetrën Serbisë. Edhe pse shihet qartë se Serbia është pa Kosovën, që shihet nga krahasimi i fotografive dhe hartës së të gjithë Serbisë, por dr Milorad Marjanoviç, drejtori i Entit të teksteve në përgjigje të shkruar tha se ne nuk po shohim mirë.
Lidhur me vërejtjet për tekstin e gjuhës ruse t klasës së tretë, gjendet “Serbia pa Kosovën”, Enti për tekste konfirmon se kjo nuk është e saktë. Kjo mund thjeshtë të shihet nëse shikohet harta gjeografike e Serbisë dhe krahasohet me paraqitjen në tekst, ku kufiri jugor paraqitet pikërisht ashtu si është: me Kosovën deri në kufi me Maqedoninë. Pra në këtë tekst gjendet harta gjeografike por vetë, paraqitja figurative e saj. Këtë vërejtje e marrim si qëllim mirë, të atij që nuk eka mësuar mirë kufirin e vendit tonë” ka thënë Marjanoviç.
Por ministri i arsimit Branko Ruzhiç që për skandalin mori vesh nga artikulli i gazetës, kërkoi që gabimi të përmirësohet menjëherë. “Kam dhënë urdhër Entit për avancimin e arsimit që të deklarohet për tekstin konkret dhe botuesi të përmirësojë menjëherë gabimin” tha Ruzhiç për “Kurir”.
Tatjana Mishoviç udhëheqëse e Qendrës së programit për tekste ZUOV sqaron se procedura pas “këtij lëshimi” është: “tash Enti në harmoni me ligjin formon komision tre anëtarë sikur ai që ka miratuar tekstin, ai ka afat 30 ditë për të dhënë mendimin dhe konstatojë gjendjen, pastaj botuesi ka afat 10 ditë të e përmirësoj. Por teksti u përmirësuar do përdoret vitin që vjen, ndërsa ky aktual deri fund vitit të filluar. Edhe nëse komisioni vendos të tërhiqet teksti, ky do përdoret deri në fund të vitit aktual shkollor” tha Mishoviç.