Përplasja mes Greqisë dhe Turqisë nuk është vetëm në det ku anijet ushtarake janë vënë përballë, por edhe në media e rrjete sociale.
Sëfudnmi, mediat greke kanë publikuar foto të fregatës së dëmtuar turke “Kemal Reis”, e cila u përplas sipas tyre nga fregata greke “Lemnos” disa ditë më parë gjatë disa manovrave të rrezikshme në Egjeun Lindor, shkruan abcnews.al.
Siç raporton “Protothema“, anija turke ka një të çarë në pjesën e pasme të saj si rezultat i ndeshjes me fregatën greke, e cila gjithashtu është dëmtuar në pjesën ballore të saj.
Incidenti ndodhi një javë më parë në Egjeun Lindor, teksa anijet greke dhe turke ndodheshin në zonë për shkak të kërkimeve sizmike që ishte duke kryer Turqia në këtë rajon.
Më herët, mediat turke publikuan pamje të anijes së dëmtuar greke duke theksuar se ajo kishte shkuar për riparim. Po ashtu, Presidenti Erdogan e cilësoi këtë incident një provokim të rëndë duke deklaruar se në një rast të ngjashëm, Greqia do ta pësonte.
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…