Era e fortë vazhdon sjell probleme në juglindje, edhe në qytetin e Korçës, ku ka rënë çatia e një ndërtese në afërsi të pazarit të qytetit. Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, por pesë mjete të parkuara aty u ka rënë çatia sipër, duke i dëmtuar. Policia ndodhet në vendngjarje për të kuptuar dinamikat e ngjarjes.
“Isha duke shitur kur dëgjuam një bubullimë të madhe nga krahu im, dolëm dhe ç’të shihnim, e gjithë çatia po binte poshtë”, rrëfen një tregtar, dëshmitar i ngjarjes.
“Isha duke shitur kur dëgjuam një bubullimë të madhe nga krahu im, dolëm dhe ç’të shihnim, e gjithë çatia po binte poshtë”, rrëfen një tregtar
Poshtë kanë qenë dy persona të cilët kanë shpëtuar mrekullisht pa u dëmtuar. “Kishte disa persona që shpëtuan nga llamarinat duke u shtrirë, patën fatin që mjetet krijuan një hapësirë”, vijon tregimin dëshmitari.