LAJME

“Duaja më e mirë është stupci, dajaku” – Shefqet Krasniqi thotë se personat që merren me kazino duhet rrahur

Imami kosovar, Shefqet Krasniqi, ka dhënë një deklaratë skandaloze, për personat të cilët merren me lojëra fati, raporton Gazeta Sinjali.

Në një video të shkëputur nga një emision, Krasniqi pyetet nga një grua se çfarë duaje të bëjë për bashkëshortin e saj, për të cilin thotë se ka hapur një kazino.

Në përgjigjen e tij, hoxhë Shefqeti bën thirrje që ndaj burrit të ushtrohet dhunë fizike.

Duaja, lutja më e mirë që kryn punë mas shumti te qëta njerëz, është stupci, dajaku. Përpara kanë thanë me i shti në fallak. Po, po, po. Përqata dyjeja u kanë ma marë. Qatëherë shkon ai çelë kazino, me u rras vetë në haram, me i rras evladët e vet në haram, se në fakt i ushqen me haram”, thotë Krasniqi.

Kujtojmë që pak kohë më parë, hoxha bëri komente të ngjashme edhe për përdoruesit e pijeve alkoolit.

“Axha ka pi alkohol pastaj ka tentu me kall shpijen, çfare t’i bejme”, kishte pyetur një ndjekës/e i tij.

Krasniqi ishte përgjigjur duke thënë se personi që ka konsumuar alkool të paralajmërohet se e vrasin, në rast se përsëritet i njëjti veprim.

“Me t’ia lidhë durtë kadale, edhe me marrë nifarë kablle dikund t’hekrit që hekurosë, a nifar kanopi dikun qaty, a naj rryp t’fortë që e ka dikush. E me t’i hi atina, e me rreh, e me rreh, e mi sillë te tretë, ose me ia qitë ni qarshaf n’kry e me t’i ra, e me lonë ratë nja 1 javë ditë. E tani me thirrë Policinë, me thonë ky ke ka na mytë neve, e na s’mujtum ndryshe me nalë e bonem qishtu. E masanej mi thonë, me bo me ta ni zonin që pin najherë alkool, kena me t’mytë krejt, krejt t’mytum. Qatëhere ti tranohesh, e tranon grunë, e tranon fminë, e  tranon nanën, e tranon motrën. Qe t’sulmon diçka, kërsitja shuplakë, sabah bonja, edhe thuj t’rrehi apet. Alkool n’shpi tane nuk guxon  me pi, hiç me pi, me bo mu anku nana jote a dikush që ke pi alkool, t’myti”, është shprehur Krasniqi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

6 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

7 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

16 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

1 ditë ago