Erdogan “bllokon” Shqipërinë/ Ja rrugët që do të bllokohen nesër, oraret dhe akset që duhet të shmangni

Për shkak të vizitës së presidentit turk Erdogan në Tiranë, policia e shtetit ka marrë masa të rrepta sigurie dhe për pasojë do bllokohen disa akse rrugore në vend.

Për shkak të masave të marra nga Policia e Shtetit për sigurinë e presidentit turk, do të ketë bllokime rrugësh prandaj policia iu bën apel qytetarëve që do të udhëtojnë jashtë vendit të mbërrijnë në aeroportin ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’ përpara orareve të kufizimit, përkatësisht përpara orës 08:30 të mëngjesit të 17 Janarit.

Referuar të dhënave në faqen e aeroportit të Rinasit, të hënën duke nisur nga ora 07:00 deri në 14:30 janë planifikuar 13 fluturime në nisje dhe 13 në mbërritje, të cilat nuk do preken, por mund të ketë vështirësi për lëvizjen e udhëtarëve drejt Rinasit që këshillohet të mbërrijnë në aeroport më herët.

Aeroporti i Rinasit dhe akset që lidhin kryeqytetin me të do të jenë prej mesditën e se dielës nën masa të larta sigurie ndërsa kufizimet do të preknin autostradën me drejtim Rinas-Vorë-Tiranë, Rrugën e Durrësit dhe Bulevardin Dëshmorët e Kombit ditën e hënë paradite. Rrugët në të cilat do të ndalohet tërësisht qarkullimi janë Milot-Vorë-Milot nga 07 deri në 14 për kamionët dhe makinat. Kurse nga 08:30 deri në 12:30 ndalohet mbikalimi Laçit si dhe Rinas-Vorë-Rinas nga ora 08:30 deri në ora 10:00. Bllokime do të kenë edhe akset në Tiranë, autostrada e Rinasi, Rruga e Durrësit, bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ etj.

AKSET E BLLOKUARA

Aeroporti i Rinasit- “Ura e Gjoles”, 08:30 -10:00

Vorë-“Ura e Gjoles”, 08:30 -10:00

Rinas-“Ura e Gjoles” 11:00-3:00

Vorë-Rinas, ura e Gjoles-Rinas, 11:00-13:00

Durrës-Tiranë ,11:00-13:00

“Casa Italia”- “Shqiponja”- “Teodor Keko”, 11:00-13:30

“Fabrika e Miellit”- Sanatorium, 11:00-13:30

Elbasan-Tiranë, 11:00- 13:30

“Rruga e Elbasanit”, 11:00-13:30

Rrugët lidhëse me bulevardin “Dëshmorët e Kombit” 14:30-6:30

Rrugët përpara Parlamentit ,16:30-18:00.

Aeroporti i Rinasit- “Ura e Gjoles”, 17:30-18:30

Vorë-“Ura e Gjoles”, 17:30-18:30

Rinas-“Ura e Gjoles” 17:30-18:30

Vorë-Rinas, Ura e Gjoles-Rinas, 17:30-18:30

Durrës-Tiranë, 17:30-18:30.