KRYESORE

“Vriteni projektligjin”, Musk shpërthen kundër buxhetit të SHBA-së, Trump po humb durimin

Donald Trump po “humbet durimin” me Elon Musk, sipas një raporti në Wall Street Journal , i cili dokumenton reagimin e Shtëpisë së Bardhë ndaj kritikave publike të miliarderit të Tesla për projektligjin e buxhetit të presidentit amerikan.

Sipas WSJ, si Trump ashtu edhe zyrtarët e administratës së tij u kapën në befasi nga kritikat e fundit të Musk për projektligjin e presidentit amerikan, të cilin ai e përshkroi si “skandaloz, të neveritshëm dhe një parodi”.

Ajo që thuhet se e ka habitur edhe vetë Trump, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, ishte fakti që Elon Musk ka punuar ngushtë me stafin e presidentit amerikan gjatë katër muajve të fundit.

Musk duket se është jashtëzakonisht i bezdisur, sipas gazetës amerikane, nga vendimi për të tërhequr kandidaturën e Jared Isaacman për pozicionin e kreut të NASA-s, me këtë veprim që nxiti kritikat e ashpra e të ashtuquajturit “z. X” për projektligjin e buxhetit.

“Musk është ankuar te bashkëpunëtorët se ndërsa dha qindra miliona dollarë në donacione për të ndihmuar Trumpin të zgjidhej President, ai pa të nominuarin e tij për NASA-n të mos zgjidhej në krye të saj”, raporton WSJ.

Musk thotë se projektligji i buxhetit, propozuar nga Trump do të rrisë shpenzimet publike dhe deficitin, madje u bëri thirrje 200 milionë ndjekësve të tij në ‘X’ të mërkurën në mbrëmje që të bënin presion mbi senatorët dhe kongresmenët që ta “rrëzojnë projektligjin”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

4 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

18 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago