POLITIKE

Erdogan kushtëzon pranimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO me ekstradimin e kurdëve

Suedia dhe Finlanda duhet të dëbojnë apo ekstradojnë deri në 130 “terroristë” në Turqi, para se Parlamenti turk të miratojë aplikimet e tyre për anëtarësim në NATO.

Kështu deklaroi presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Dy shtetet nordike aplikuan për anëtarësim në NATO pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës në fund të shkurtit të vitit 2022. Por, që ato të bëhen anëtare, duhet miratimi i 30 shteteve anëtare të aleancës perëndimore ushtarake.

Turqia ka thënë se Suedia në veçanti duhet të ndërmarrë një qëndrim të qartë kundër atyre që ajo i sheh si terroristë, e që bëhet fjalë kryesisht për militantët kurdë dhe një grup që Ankaraja thotë se qëndron pas grusht-shtetit të dështuar ushtarak të vitit 2016.

“Ne u thamë, shikoni, nëse ju nuk na dorëzoni terroristët neve, ne nuk mund ta kalojmë [miratimin e aplikimit për anëtarësim në NATO] përmes Parlamentit”, tha Erdogan në orët e vona të së dielës, duke iu referuar një konference të përbashkët për media që kishte mbajtur nëntorin e kaluar me kryeministrin suedez, Ulf Kristersson.

“Që kjo çështje të miratohet në Parlament, para së gjithash ju duhet të na dorëzoni mbi 100, afër 130 terroristë te ne”, tha Erdogan.

Suedia dhe Finlanda, në qershorin e kaluar nënshkruan një marrëveshje trepalëshe me Turqinë, që synon kapërcimin e kundërshtimeve të Turqisë.

Si pjesë e asaj marrëveshjeje, dy shtetet nordike janë zotuar se do të adresojnë kërkesën e Turqisë “për dëbimin apo ekstradimin e terroristëve të dyshuar në procedurë të shpejtë”, duke pasur për bazë informacionet e inteligjencës turke dhe duke respektuar të gjitha ligjet evropiane.

Të shtunën, zëdhënësi i Erdoganit, Ibrahim Kalin, tha se koha po mbaron që Parlamenti i Turqisë të ratifikojë aplikimet për NATO, para se të mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, të parapara për muajin maj.

Më 16 janar, kryeministri suedez, Ulf Kristersson, tha se shteti i tij “është në pozicion të mirë” që të sigurojë ratifikimin nga Parlamenti i Turqisë.

Deri më tani, vetëm Turqia dhe Hungaria nuk kanë miratuar aplikimet për anëtarësim në NATO të Finlandës dhe Suedisë. /REL


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

3 minuta ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

10 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

1 ditë ago