LAJME

Erdogan në Athinë me Mitsotakis: Ne jemi vëllezër!

Greqia dhe Turqia ranë dakord të enjten të ripërtërijnë marrëdhëniet, duke paraqitur një plan për një një epokë të re lidhjesh më të ngushta mes dy vendeve që janë aleatë të NATO-s por që kanë pasur një rivalitet historik.

Në një vizitë historike në Greqi, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, ranë dakord që të përqendrohen tek politika e fqinjësisë së mirë, të mbajnë rrugë të hapura komunikimi, të shmangin burimet e tensionit, të rrisin këmbimet tregtare dhe të punojnë për të zgjidhur çështjet e hapura, veçanërisht në detin Egje.

“Ne jemi vëllezër, jemi vende fqinje që ndajmë të njëjtin det, të njëjtën gjeografi, të njëjtën klimë. Është krejt e natyrshme që të ketë probleme mes dy vendeve, aq më pak vëllezërve. Çështja është vullneti për zgjidhje. Ne duam ta kthejmë Egjeun në një det paqeje dhe bashkëpunimi. Ne duam të jemi shembull për hapat e përbashkët. Nuk ka asnjë problem aq të madh mes nesh sa të mos mund të zgjidhet për sa kohë që ne veprojmë me mirëbesim dhe fokusohemi në pamjen e madhe dhe nuk bëhemi një nga ata që kaluan detin dhe u mbytën në lumë”, tha ai.

Presidenti Erdogan e ftoi kryeministrin Mitsotakis për një vizitë në Ankara.

“Jemi të kënaqur që edhe Mitsotakis ka një perceptim i tillë. Falënderoj kryeministrin Mitsotakis dhe shpresoj që bisedimet të dalin mirë për dy popujt tanë dhe ju pres në Ankara për t’ju pritur për takimin e radhës”, tha presidenti turk.

Pas polemikave të shpeshta gjatë viteve të fundit, marrëdhëniet e ftohta midis dy fqinjëve u zbutën ndjeshëm pasi Greqia dërgoi me shpejtësi ndihma pas një tërmeti shkatërrues në Turqi në shkurt.

Takimi i kryeministrit Mitsotakis dhe presidentit Erdogan vazhdoi më gjatë se sa ishte parashikuar dhe u shoqëruar me nota të ngrohta. Zoti Mitsotakis iu drejtua zotit Erdogan si “I dashur Tajip”.

Aleatët e NATO-s duan të rrisin vëllimin e tregtisë së ndërsjellë nga 5 miliardë në 10 miliardë dollarë, ndërsa zoti Erdogan sugjeroi që dy vendet të mbajnë takime të përvitshme të nivelit të lartë, nga të cilat ai tha se do të përfitonin të dyja palët.

“Gjeografia dhe historia kanë diktuar që ne të jetojmë pranë njëri-tjetrit … Por ndjej një përgjegjësi historike për të shfrytëzuar këtë mundësi për t’i bërë marrëdhëniet tona po aq të afërta sa ç’janë kufijtë tanë,” tha Mitsotakis.

Prej kohësh, Greqia dhe Turqia kanë pasur mosmarrëveshje për disa çështje, përfshirë kufijtë ujorë, burimet e energjisë, fluturimet mbi detin Egje dhe ishullin e ndarë të Qipros. Por të dy vendet po sinjalizojnë se janë të gatshëm të përmirësojnë marrëdhëniet e tyre.

Turqia ka më shumë se dy dekada që synon anëtarësimin në BE. Që kur u rizgjodh në maj në një votim të ngushtë mes një krize ekonomike, zoti Erdogan ka thënë se Turqia mbetet e përkushtuar për të përmirësuar marrëdhëniet me partnerët dhe aleatët e saj perëndimorë.

Ankaraja ka bërë përpjekje për të tërhequr investitorët e huaj, ndërkohë që punon për të lënë pas tensionet me aktorët rajonalë dhe perëndimorë, një çështje që ka ndikuar prej kohësh në ekonominë turke.

Pas një krize borxhi që tronditi zonën e euros, Greqia synon të rifitojë pozicionin e saj dhe të shfaqet si një faktor kyç stabiliteti në MesdheuN lindor në një mjedis gjeopolitik që ka ndryshuar për shkak të luftës në Ukrainë dhe konfliktit të Gazës.

Të enjten, Greqia rivendosi një sistem automatik të vizave për shtetasit turq për të vizituar 10 nga ishujt e saj. Zoti Mitsotakis tha se dialogu do të vazhdojë. Me një ton optimist, Erdogan tha se Turqia dhe Greqia duhet të përqendrohen tek aspektet pozitive të marrëdhënieve mes tyre dhe jo tek ato negative.

Në këtë vizitë historike, mediat greke raportojnë se janë nënshkruan 15 marrëveshje, memorandume dhe deklarata të përbashkëta nga ministrat dhe zëvendësministrat përkatës të Turqisë dhe Greqisë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Trump: Putini mund të ndihmojë Iranin kundër SHBA-së dhe Izraelit

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin, mund të…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

“Blick” zbulon detaje shokuese nga ngjarja tragjike e para disa ditëve – Kush ishte personi që u lye me benzinë e i vuri flakën vetes brenda autobusit?

Ditë më parë Zvicra është tronditur nga një incident ku mbeten të vdekur 6 persona.…

4 orë ago
  • KRYESORE

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…

7 orë ago
  • KRYESORE

Rama acarohet për Ballukun/ Nxirret jashtë kryeministrisë gazetarja Ambrozia Meta

Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Gjestin

Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…

8 orë ago
  • KRYESORE

Netanyahu: Islami radikal është një kërcënim i madh për botën

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, deklaroi se “sunnizmi, shiizmi dhe islami radikal janë një kërcënim…

9 orë ago