KRYESORE

Erdogan paralajmëron Greqinë: Nëse shkoni shumë larg, çmimi do të jetë i rëndë

Mediet greke mes tensioneve Greqi-Turqi, shkruajnë se presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e ka tejkaluar veten me deklaratat e reja provokuese kundër Greqisë duke iu referuar “ishujve grekë të pushtuar” dhe nuk hezitoi të lëshojë edhe një herë kërcënimet.

Në veçanti, duke folur në margjinat e eventit teknologjik “Teknofest”, Erdogan vazhdoi me një sfidë tjetër të pabesueshme ndaj Greqisë, shkruan protothema.gr.

Me kërcënime të drejtpërdrejta, presidenti turk sfidoi drejtpërdrejt sovranitetin grek mbi ishujt e Egjeut dhe pohoi sAankaraja është e gatshme që të bëjë gjithçka që është e nevojshme kur të vijë koha, duke iu referuar fatkeqësisë së Azisë në Vogël dhe 1922.

“Grekë, shikoni historinë, kthehuni në histori. Nëse shkoni shumë larg çmimi do të jetë i rëndë. Kemi vetëm diçka për t’i thënë Greqisë, mos harroni Izmirin”, tha Presidenti turk.

Siç raporton Agjencia Anadolu, Erdogan ka pohuar se “kur të vijë koha do të bëjë çdo gjë që duhet.”

Izmiri është një provincë në bregun perëndimor të Detit Egje të Turqisë, të cilën Ankaraja e çliroi nga pushtimi grek në vitin 1922 si pjesë e Luftës së saj për Pavarësi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

2 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

6 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

8 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

23 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

1 ditë ago