Presidenti turk Erdogan kujtoi se ka ulur më parë inflacionin e Turqisë në rreth 4% dhe shtoi se mund ta arrijë këtë përsëri, ndërkohë që niveli i çmimeve kaloi 21%, pas një përpjekjeje agresive për të ulur interesat në vend.
Erdogan tha se politika që ka rrëzuar valutën e vendit, është pjesë e një “lufte të suksesshme të pavarësisë ekonomike”.
Sipas tij, kjo politike do nxisë eksportet, punësimin, investimin dhe rritjen ekonomike, edhe pse shumica e ekonomistëve e quajnë një iniciativë ë shkujdesur dhe parashikojnë se inflacioni do të rritet përtej 30% në vitin e ardhshëm.
Lira turke shënoi një nivel rekord prej 17 kundër dollarit në tregtinë e së Premtes. E goditur nga shqetësimet e inflacionit, valuta ka humbur mbi 55% të vlerës këtë vit dhe 37% në 30 ditët e fundit.
Gjatë një fjalimi me të rinj afrikanë, Erdogan përsëriti këndvështrimin e tij të pazakontë se interesat shkaktojnë rritje të çmimeve dhe shtoi se inflacioni me shumë mundësi do të bjerë së shpejti.
“Herët ose vonë, ashtu siç e ula inflacionin deri në 4% kur erdha në pushtet, kështu do ndodhë përsëri”.
“Unë nuk do të lë popullin tim të dërrmohet nën normat e larta të interesit”, theksoi tha Erdogan.
Ai tha se problemet e Turqisë vijnë për shkak të “sulmeve të paarsyeshme” ndaj ekonomisë dhe hodhi poshtë thirrjet për kontrolle të kapitalit.
“Kursi i këmbimit është arma e lojës që po i bëhet Turqisë dhe pasi çmimet të stabilizohen, do të na hapen dyert e një Turqie më të madhe dhe më moderne brenda disa muajve”.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…