Në kryeqytetin turk Ankara, ditën e sotme, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka zhvilluar një takim me liderin e organizatës palestineze Hamas, Ismail Haniyeh.
Gjatë takimit të tij me liderin politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se “një ditë Izraeli do të paguajë çmimin për shtypjen që u bën palestinezëve”.
Raportohet se gjatë takimit u diskutua në lidhje me sulmet izraelite në tokat palestineze, veçanërisht në Gaza, çfarë duhet bërë për të siguruar një furnizim të pandërprerë të ndihmës humanitare në Gaza dhe arritjen e një procesi paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme në zonë.
“Vëllazëria Myslimane: përdhunime, vrasje, përdhosje të kufomave dhe fëmijëve të djegur. Turp për Erdogan!”.
Kështu ka shkruar në rrjetin social “X” ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz, në lidhje me takimin e zhvilliuar mes presidentit turk dhe liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh, në Ankara të Turqisë.
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…