POLITIKE

Erdogan: Rrezik për grusht shteti në Shqipëri, organizata terroriste FETO ka ende aktivitet në Tiranë

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdohan ka bërë një deklaratë përpara vizitës së tij në vendin tonë, kreu i shtetit turk vlerëson marrëdhëniet me Shqipërinë, por ngre dyshimet për grushte shteti nga organizata Fetullah Gylen. 

Përpara vizitës së tij në 17 janar, presidenti turk, Rexhep Tahip Erdohan ka folur për marrëdhëniet mes Turqisë dhe Shqipërisë.

Përmes një mesazhi të gjatë të botuar në faqen zyrtare të Presidencës turke, Erdohan foli me shqetësim edhe për aktivitetin e FETO-s në vendin tonë, organizatë e cila është shpallur terroriste në Turqi.

Erdogan: Organizata Terroriste e Fetullah Gylenit ekziston ende në Shqipëri. Po negociojmë me Shqipërinë që ata të ulin aktivitetin e FETO-s dhe të dorëzojnë anëtarët e saj në Turqi, fakti që një organizatë tradhtare që tentoi një grusht shteti në shtetin turk, ndërvepron në Shqipëri, një situatë e ngjashme mund të ndodhë edhe në Shqipëri.

Erdogan vlerëson marrëdhënien me Shqipërinë si një nga më të mirat dhe më të qëndrueshmet në Ballkan.

Erdogan: Turqia është pjesë e pandashme e Ballkanit, gjatë 2 dekadave kemi bërë shumë për vendosjen e marrëdhënieve me shtetet ballkanike, Shqipëria është në qendër të kësaj perspektive. Shqipëria është një mike dhe aleate e jona dhe ne e kemi mbështetur sigurinë dhe stabilitetin e Shqipërisë.

Presidenti vlerëson ndër të tjera vizitën e kryeministrit Rama në 6 janar 2021, e cila sipas tij hapi një kapitull të ri të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Në deklaratën e tij, Erdogan thotë se vëllimi i tregtisë dypalëshe Turqi-Shqipëri është rreth 700 milionë dollarë dhe se në Shqipëri janë të punësuar mbi 15 mijë shqiptarë në kompanitë turke.

Erdogan: Synimi ynë është që ta çojmë në 1 miliardë dollarë vëllimin e tregtisë dypalëshe. Turqia ka investuar në Shqipëri mbi 3,5 miliardë dollarë, përfshirë shërbimet kontraktuese. Në Shqipëri operojnë mbi 600 kompani turke, duke e bërë vendin tonë si investitorin më të madh në Shqipëri, ku përveç të tjerave janë punësuar mbi 15 mijë shqiptarë.

Erdogan përmend edhe ndihmat që ka bërë Shqipëria në periudhën e krizave të paktën 3 vitet e fundit, nga tërmeti dhe pandemia.

Ai flet edhe për shkollat turke në Shqipëri, të cilat janë hapur në Shkodër dhe Tiranë.

Në përfundim të deklaratë, presidenti turk shpreh mbështetjen e vendit të tij për perspektivën evropiane të Shqipërisë.

Erdogan pritet të mbërrijë të hënën në Shqipëri ku do të kryejë ceremoninë e inaugurimit të shtëpive të dëmtuara nga tërmeti, të financuara nga Turqia në Laç.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

38 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

40 minuta ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

5 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

15 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

16 orë ago