Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se nuk do të lejojë që vendet perëndimore ta tërheqin Turqinë në një luftë kundër Rusisë. Ai këtë e ka bërë të ditur gjatë një interviste për kanalin televiziv A Haber .
Sipas tij, detyra kryesore e Turqisë është të luajë rolin e një ndërmjetësi midis Rusisë dhe Ukrainës .
Më herët, Erdogan tha se Ankaraja qëndron për zgjidhjen e konfliktit ukrainas përmes negociatave midis Rusisë dhe Ukrainës.
Sipas tij, Ankaraja dëshiron të rifillojë takimet në Stamboll, ku tashmë janë zhvilluar disa raunde negociatash.
Erdogan njoftoi gjithëashtu së Presidenti rus Vladimir Putin mund të vizitojë Turqinë më 27 prill që centralit Akkuyu t’i jepet zyrtarisht statusi i një termocentrali bërthamor.
“Putin mund të vijë më 27 prill, ose do të lidhemi së bashku nëpërmjet internetit, dhe shpresojmë se do të bëjmë hapin e parë”, tha Erdoğan në një intervistë të transmetuar drejtpërdrejt në A Haber dhe ATV.
Erdoğan tha se centrali Akkuyu është një nga “investimet e domosdoshme” të Turqisë, duke shtuar se objekti do të ndihmojë vendin “të ruajë në masë serioze energjinë”.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…