LAJME

Dëshmitari 9 pretendon se katër persona keqtrajtuan ‘mizorisht’ babain e tij në Kukës

Sot para Dhomave të Specializuara po jep dëshminë dëshmitari numër 9, në rastin Pjetër Shala, i cili rrëfeu për kidnapimin që iu bë babait të tij dhe dërgimit të tij në Kukës, ku pretendoi se është keqtrajtuar mizorisht nga katër persona.

“Thonë se kanë ardhur nga shtabi në Jabllanicë. Në Jabllanicë e dhanë urdhrin nga aty që të vijnë atje. Babai e ka dëgjuar emrin Pjetër Shala. Atje ku ishte në Shqipëri, i kidnapuar, atje e kishte mësuar këtë emër. Nga një person, vetë ai i ka treguar. Kam kontakte të mira me shokët e shkollës atje dhe paslufte kam fillu vetë me hetu se kush është ai dhe ka qenë ai aty në atë katundin ku ka qenë babai”, deklaroi dëshmitari, njofton .

“Ai ishte kidnapuar nga katër persona dhe është dërguar në një kamp në Kukës. Nga kidnapimi, aty është njoftë një person, atë e ka njoftë vëllai i madh, ndërsa personat e tjerë nuk janë njoftë, edhe është dërguar në një kamp të vogël para se të shkoj në Kukës, ka pas kërcënime gjatë rrugës dhe kështu që e kanë çuar më vonë në Kukës, atje ku ka qëndruar deri në ditën e çlirimit. Është kërcënuar me vrasje, se cili nga ta do ta bëj, (babai) i ka thënë se ‘djemtë e kanë njoftë njërin prej jush, bëni si të doni’.

“Më ka tregu se është keqtrajtuar mizorisht atje. E kanë rrah me shkopa gome, ia kanë pre me brisk lëkurën, disa herë ka ndodhur kjo”.

Dëshmitari po ashtu tha se babanë e tij e kanë pyetur se ‘kush janë shpijunat’ dhe disa pyetje jo të gjata, njofton Klankosova.tv.

Ai po ashtu tha se babai i tij është takuar me Pjetër Shalën, me këtë të fundit që i ka treguar se ishte vetë ai që ka gjuajtu me revole drejt kafenesë së tij.

“Bisedoi me Pjetër Shalën, gjithmonë Shala e ka hapur bisedën me të dhe i ka thënë ‘pse e ke kërku dikun tjetër atë që ta ka gjujt kafen? Unë isha ai që e ka gjujt kafen edhe unë isha ai që isha tek shpia tek ti, pse nuk dole jashtë?’. Ai vetë e ka pranuar”.

Dëshmitarit tutje iu shfaq një hartë, për ta treguar vendin se ku ka qenë lokacioni i lokalit të kafesë dhe vendin ku ka jetuar familja.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

7 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

17 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

21 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

21 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago