POLITIKE

Erdogan vazhdon me kërcënime: Nuk përulemi përballë banditëve në territorin tonë

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha se Turqia nuk do të tërhiqet para paralajmërimeve për sanksione dhe as para inkursioneve në një territor të cilin ajo e pretendon si të vetin në Detin Mesdhe, ku ajo dhe Greqia, anëtare e BE-së, janë mbërthyer në një ballafaqim mbi të drejtat për shpim-kërkim në një territor të diskutueshëm.

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian thanë të premten pas një takimi të kërkuar nga Athina, se veprimet e Ankarasë, ishin antagoniste dhe të rrezikshme.

Tensionet mes dy vendeve anëtare të NATO-s, Greqisë dhe Turqisë janë shtuar këtë javë, pasi Turqia dërgoi një anije kërkimi, të shoqëruar nga anije luftarake, për të analizuar një zonë në Mesdheun lindor, mbi të cilën të dyja vendet kanë pretendime territoriale.

“Ne nuk do të përulemi kurrë përballë banditërisë në pjesën tonë të territorit.

Nuk do të dorëzohemi para gjuhës së sanksioneve dhe kërcënimeve”, tha Presidenti Erdogan në qytetin verilindor të Rizës. Anija e kërkimit “Oruc Reis”, që ndodhet mes Qipros dhe ishullit grek të Kretës, do të vazhdojë punën deri më 23 gusht, shtoi ai.

Ajo është rrethuar nga fregatat greke dhe të mërkurën anije luftarake të të dyja palëve u përfshinë në një përplasje të lehtë. Ministrat e Jashtëm të BE-së biseduan në një videokonferencë të premten dhe thanë se lëvizjet e marinës turke do të shkaktonin “rritjen e gjasave për incidente të rrezikshme”.

Ata thanë se keqësimi në marrëdhënien me Turqinë, po sillte pasoja strategjike të gjera për të gjithë Bashkimin Evropian, përtej Mesdheut Lindor. Marrëdhëniet mes Greqisë dhe Turqisë, kanë qenë shpesh të mbushura me tensione.

Mosmarrëveshjet kanë pasur të bëjnë që nga kufijtë e pjesëve të nënujore në det dhe hapësirës ajrore, e deri tek ishulli i ndarë në vija etnike i Qipros. Në vitin 1996, dy vendet pothuajse hynë në luftë lidhur me përkatësinë e disa ishujve të vegjël të pabanuar në Detin Egje.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

3 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

6 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

20 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

22 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

23 orë ago