POLITIKE

Erdogani e Vuçiqi pajtohen për të ndërmjetësuar bisedimet për krizën në Bosnje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se ai dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq janë pajtuar të martën që të ndërmjetësojnë bisedimet të cilat përfshijnë të gjitha palët në Bosnje, pas mbajtjes së zgjedhjeve në Serbi, në prill të këtij viti.

Kriza në Bosnje është përshkallëzuar pasi ligjvënësit nacionalistë serbë kanë miratuar një mocion jodetyrues vitin e kaluar për t’u larguar nga forcat e armatosura të shtetit, sistemi i taksave dhe fusha e gjyqësorit, hap që është mbështetur nga anëtari serb i presidencës trepalëshe të Bosnjës, Millorad Dodik.

Turqia, e cila ka lidhje të thella historike me Ballkanin, ka kritikuar këtë vendim si “të gabuar dhe të rrezikshëm” dhe ka ofruar mundësinë e ndërmjetësimit të krizës, e cila ka rritur shqetësimet për konflikt etnik në Bosnje-Hercegovinë.

Republika Sërpska së bashku me Federatën Myslimane-Kroate janë dy entitetet që përbëjnë Bosnje e Hercegovinën.

Organizimi i tillë është bërë me të ashtuquajturën Marrëveshje të Dejtonit, e cila i ka dhënë fund luftës në Bosnje, në vitet 1990.

Në një konferencë për gazetarë, bashkë me Vuçiqin, pas bisedimeve në Ankara, Erdogan ka thënë se serbët, kroatët dhe boshnjakët, duhet të përmbahen nga hapat që rrezikojnë integritetin territorial të Bosnjës dhe se të gjithë duhet të veprojnë me përgjegjësi.

“Pas zgjedhjeve të Serbisë, ne duam të bëjmë bashkë liderët e tri grupeve dhe të kemi takim me ta. Përmes këtij takimi, le të marrim hapa për të siguruar integritetin territorial të Bosnjës”, ka thënë ai.

Presidenti turk ka thënë se bisedimet do të mund të zhvillohen në Stamboll ose Beograd.

Më herët gjatë këtij muaji, Shtetet e Bashkuara kanë vënë sanksione të reja ndaj Dodikut, pas dyshimeve për korrupsion dhe kërcënim të stabilitetit dhe integritetit të Bosnjës.

Bashkimi Evropian ka thënë javën e kaluar se udhëheqësia e serbëve të Bosnjës mund përballet me sanksione të bllokut evropian, si dhe mund të humbasë ndihmat, nëse vazhdon të nxisë tensione. /REL


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

2 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

14 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

24 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago