POLITIKE

Paralajmërohet katastrofë, kompanitë ajrore amerikane kundër antenave 5G

10 kompanitë më të mëdha ajrore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundërshtojnë teknologjinë 5G. Duke i kërkuar administratës së presidentit Joe Biden të ndërhyjë menjëherë për të mos lejuar antenat pranë aeroporteve të mëdha, ata paralajmërojnë pasoja katastrofike për transportin dhe ekonominë.

Kompanitë ajrore amerikane i druhen sinjaleve C-band të teknologjisë 5G se mund të çorientojë sistemet e drejtimit, veçanërisht ato që përdoren për ulje dhe ngritje gjatë motit të keq. Paralajmërimi është lëshuar në një letër dërguar aviacionit të SHBA-ve.

“Nevojitet ndërhyrje e menjëhershme për të shmangur ndërprerje të konsiderueshme operacionale për pasagjerët, dërgesat e mallrave, zinxhirin ushqimor dhe shpërndarjen e pajisjeve mjekësore, përfshirë vaksinat”

Pjesë nga letra e kompanive ajrore amerikane

Kompanitë ajrore kërkojnë që antenat 5G të qëndrojnë përafërsisht 3,2 kilometra larg nga aeroportet. Këtyre shqetësimeve i janë bashkuar dhe dy kompanitë më të mëdha prodhuese të avionëve, Aribus dhe Boeing.

“Efektet e valëzuara për linjat me pasagjerë dhe mallra, për fuqinë punëtore dhe ekonominë e gjerë janë thjesht të pallogaritshme. Për ta thënë troç, tregtia e vendit tonë do të ndalet”

Pjesë nga letra e kompanive ajrore amerikane

Teknologjia 5G mund të çojë në anulimin ose shtyrjen e mbi 1100 fluturimeve në ditë duke prekur 100 mijë pasagjerë. Kompanitë telefonike Verizon dhe AT&T që kërkojnë vendosjen e antenave nuk kanë komentuar zhvillimet e fundit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

14 minuta ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

45 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

15 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago