Presidenti turk Erdogan tha se Perëndimi dhe Shtetet e Bashkuara po sulmojnë Rusinë pothuajse pa kufi, duke përkrahur Putinin agresor, raporton Milliyet.
“Rusia nuk është një shtet i zakonshëm, është një shtet i fuqishëm. Natyrisht, Perëndimi, i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, sulmon Rusinë pothuajse pa kufizim. Përballë gjithë kësaj, Rusia, natyrisht, po reziston”, tha presidenti turk.
Sipas tij, Turqia po përpiqet të kuptojë se si ta zgjidhë situatën në Ukrainë. Ankaraja beson se dialogu është mënyra më e mirë për të zgjidhur konfliktin, theksoi Erdogan.