Erdogani mbërriti në Mal të Zi, në aeroport del pë ta pritur Dritan Abazoviçi

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan mbërriti në Mal të Zi dhe u prit në aeroportin e Podgoricës nga zëvendëskryeministri Dritan Abazovic.

Abazoviç mirëpriti presidentin turk, për të cilin kjo është vizita e parë zyrtare në Mal të Zi.

Së bashku me Abazoviqin, në pritjen në Golubovci morën pjesë edhe Ambasadorja e Malit të Zi në Ankara, Periša Kastratović, Shefi i Protokollit të Shtetit, Simeun Raonić, dhe Shefi i Kabinetit të Presidentit të Malit të Zi, Miodrag Radović.

Me bashkëpunëtorë të shumtë, Erdogan shkoi në Cetinje, ku do të mirëpritet nga Presidenti i Malit të Zi, Milo Đukanović.

Abazoviç gjithashtu do të jetë mysafir në drekën festive në Cetinje.

Gjatë vizitës, Erdogan do të takohet me kryetarin e parlamentit Aleks Beçiç dhe kryeministrin Zdravko Krivokapiç.

Erdogan do të bisedojë me Becic dhe Krivokapic këtë pasdite në Villa Gorica.

foto: Gov.me