FOTO&VIDEO

Mbërrijnë në Tiranë edhe dy grupe me qytetarë afganë

Para mesnatës të të shtunës ka mbërritur në Rinas një tjetër avion nga Kabuli me 95 pasagjerë, 2 prej të cilëve foshnje. Grupi u prit nga ministrja Olta Xhaçka dhe ambasadorja Yuri Kim.

Ky është fluturimi i dytë drejt Shqipërisë, që sjell shtetas afganë për t’u strehuar përkohësisht si pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për t’i shpëtuar ata nga dhuna e talebanëve në Afganistan.

Sipas ministres së Jashtme, Olta Xhaçka, e cila po koordinon përpjekjet e Shqipërisë në ndihmën për afganët e shpërngulur, “derisa të lirohen strukturat hoteliere nga piku i sezonit turistik, grupet e tjera të afganëve, që do të vijnë në vazhdim, do të strehohen për pak ditë në konviktet e Qytetit Studenti”.

Pak kohë pas avionit të dytë mbërriti edhe një grup i tretë me 59 qytetarë afganë me një avion, që erdhi nga Doha. Ata u pritën në aeroport kryeministri Edi Rama dhe ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim.

“Mirëmëngjes pa u gdhirë. Dhe nga Rinasi ku deri sot kanë mbërritur 275 të arratisur nga Afganistani fatkeq, ndër të cilët edhe gra aktiviste të shoqërisë civile, pedagogë, punonjës institucionesh, gazetarë, së bashku me familjet e tyre, ju uroj një fundjavë të qetë.”, shkroi kryeministri në rrjete sociale.

Grupi i parë i qytetarëve afganë nga Kabuli mbërriti në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në orët e para të mëngjesit të së premtes. Ata tashmë janë strehuar përkohësisht në hotele të sigurt pranë Durrësit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

2 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

12 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

16 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

16 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

24 orë ago