Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan përsëri kritikoi të hënën homologun e tij francez Emmanuel Macron, duke i thënë atij se Islami është i gabuar të shoqërohet me terrorizmin dhe se do të ishte më mirë që të merrej me “jelekverdhët” në rrugët e Parisit.
Nga samiti i ministrave të Çështjeve Sociale të vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OIC) në Stamboll, Erdogan iu referua një fjalëmbajtje të Macronit në samitin e NATO-s pak ditë më parë në Londër, duke thënë:
“Ne patëm mundësinë që të dëgjonim presidentin francez të fliste në samitin e fundit të NATO-s për ‘terrorizmin islamik’. Unë i kam thënë vazhdimisht atij se Islami ka kuptimin e paqes në rrënjën e emrit të tij. Si mund ta identifikoni Islamin ose paqen me terrorizmin? Është e pamundur! E ai përsëriti të njëjtën gjë në samitin e fundit të NATO-s”, tha Erdogan.
Presidenti turk gjithashtu foli për ndikimin politik dhe përparimin ekonomik të myslimanëve në botë, të cilat ai e përshkroi si të pamjaftueshëm.
“Sot, myslimanët, të cilët përbëjnë një të katërtën e popullsisë së botës, për fat të keq nuk kanë asnjë ndikim politik ose zhvillim ekonomik, shoqëror dhe kulturor në përpjesëtim me fuqinë e tyre”, tha Erdogan.
Ai kujtoi se themelimi i OIC ishte i bazuar në çështjen e Jeruzalemit dhe theksoi se situata në Jeruzalem dhe Palestinë, për të cilën ai tha se ishte e pandashme prej tij, po përkeqësohej çdo ditë.
Ai e bëri pyetjen për aq kohë sa myslimanët do të heshtnin për gjithçka që u ndodh atyre sot.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…