Mediat turke raportojnë se Presidenti Rexhep Tajip Erdogan hasi probleme me mikrofonin gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.
Konkretisht, teksa presidenti turk po fliste për Palestinën dhe masakrën e dhunën që vazhdojnë me intensitet të pandërprerë në Gaza nga Izraeli, audio u ndal.
Kjo ndërprerje e audios zemëroi median turke, e cila e cilësoi atë “sabotim të qëllimshëm”.
Por më pas në një deklaratë për media reagoi Drejtoria e Komunikimit e Turqisë, duke sqaruar se Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, nuk u ndërpre gjatë fjalimit të tij mbi Palestinën, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.
“Fjalimeve të Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive u jepen 5 minuta, ndërsa folësve të tjerë u jepen 3 minuta”, thuhet në njoftim.
Duke vënë në dukje se, ashtu si me krerët e tjerë të shteteve, limiti i Presidentit Erdogan ishte pesë minuta brenda këtij kuadri, drejtoria tha se “nuk është rasti që Presidentit nuk iu lejua të fliste ose që fjalët e tij u ndërprenë gjatë fjalimit”.
Duke theksuar se ka pasur ndërprerje për shkak të duartrokitjeve në disa momente ndërsa Presidenti Erdogan po fliste, drejtoria tha më tej se mikrofoni u fik automatikisht në fund të minutës së pestë, sipas procedurave teknike.
“Presidenti e përfundoi fjalimin e tij menjëherë pas kësaj. Ngjashëm, mikrofoni i Presidentit të Indonezisë u fik gjithashtu në përputhje me të njëjtën procedurë”, shtohet në deklaratë.
Konferenca Ndërkombëtare e Nivelit të Lartë për Zgjidhjen Paqësore të Çështjes së Palestinës dhe zbatimin e zgjidhjes me dy Shtete, e bashkëkryesuar nga Franca dhe Arabia Saudite, synon të intensifikojë përpjekjet drejt ringjalljes së një zgjidhjeje me dy shtete dhe të sigurojë një rrugë drejt paqes.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…