KRYESORE

Alarm në qiellin e Danimarkës, anulohen fluturimet prej dronëve misteriozë

Autoritetet daneze mbyllën mbrëmjen e së hënës, 22 shtator, rreth orës 20:30, aeroportin e Kopenhagen, pas raportimeve për praninë e dronëve të mëdhenj në zonë. Për pasojë u pezulluan të gjitha uljet dhe ngritjet e avionëve, duke shkaktuar anulimin ose devijimin e dhjetëra fluturimeve.

Bllokimi i hapësirës ajrore

Sipas njoftimit të Eurocontrol, kufizimet do të zgjasin deri në orën 01:00 të 23 shtatorit. Fluturimet e devijuara janë drejtuar drejt aeroporteve të Oslos, Stokholmit, Berlinit, por edhe në Malmö, Göteborg, Billund e Aarhus. Deri në orën 22:05, faqja e gjurmimit Flightradar24raportoi se të paktën 35 avionë ishin detyruar të uleshin në aeroporte alternative.

Dyshimet

Policia daneze njoftoi në rrjetet sociale se pranë aeroportit janë parë dy deri në tre dronë të mëdhenj, pa dhënë detaje nëse bëhet fjalë për shkelje të qëllimshme apo jo. Një zëdhënëse e aeroportit konfirmoi se mbyllja u vendos nga Navair, agjencia që menaxhon trafikun ajror në Danimarkë, pasi dronët u panë edhe brenda perimetrit të aeroportit.

Një nga çështjet që ngre dyshime është se si dronët arritën të depërtojnë në një hapësirë ajrore të kufizuar, duke qenë se shumica e prodhuesve të dronëve i pajisin me teknologji “no-fly zone” që ndalon hyrjen në zona të ndjeshme si aeroportet.

Një rast i ngjashëm ka ndodhur në janar të 2019-ë, kur një dron shkaktoi mbylljen për më shumë se një orë të aeroportit Heathrow në Londër. Edhe në dhjetor 2018, në Gatwick, për dy ditë rresht, dronët pezulluan qindra fluturime, duke lënë dhjetëra mijëra pasagjerë të bllokuar dhe duke i shkaktuar miliona euro humbje kompanive ajrore.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

13 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

23 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago